Katastrofë në Haiti/ Mijëra të vdekur nga tërmeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katastrofë në Haiti/ Mijëra të vdekur nga tërmeti

Autoritetet në Haiti kanë thënë se numri i personave të vdekur nga tërmeti i fundjavës ka arritur në gati 2,000.

Ndërkohë një stuhi tropikale ka goditur këtë shtet në Karaibe, duke penguar përpjekjet për kërkim-shpëtim.

Sipas autoriteteve, numri i viktimave është rritur për më shumë se 500 në 1,941 më 17 gusht.

Më shumë se 9,900 persona është thënë se janë të plagosur.

Advertisement

“Situata është shumë e vështirë. Popullata është duke u përballur me një mori të nevojave urgjente humanitare”, ka thënë kryeministri i Haitit, Ariel Henry, përmes një postimi në Twitter.

Qeveria ka falënderuar partnerët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar në përpjekjet për kërkim-shpëtim.

Si pasojë e tërmetit është thënë se 60,000 shtëpi janë shkatërruar, ashtu sikuse shumë ndërtesa publike.

Shumë persona besohet se ende janë nën rrënoja prej 14 gushtit, kur ka ndodhur tërmeti.

Advertisement

Dy katastrofat natyrore kanë goditur këtë shtet kur Haiti është duke u përballur me vrasjen e presidentit Jovenel Moise më 7 korrik.

Pandemia e koronavirusit është një tjetër sfidë për këtë shtet./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy