minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Katër astronautë kthehen me sukses në Tokë me kapsulën SpaceX - Struga.info


Katër astronautë kthehen me sukses në Tokë me kapsulën SpaceX

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katër astronautë kthehen me sukses në Tokë me kapsulën SpaceX

Katër astronautë u kthyen pa probleme të dielën në Tokë pas një misioni në Stacionin Ndërkombëtare të Hapësirës. Astronautët mbërritën me kapsulën Crew Dragon të kompanisë SpaceX, duke zbritur me parashutë në ujërat e Gjirit të Meksikës, tha NASA.

 

Kthimi i tyre shënon misionin e parë të kapsulës Dragon nga kompania SpaceX për të dërguar e sjellë astronautë nga qëndrimet disa mujore në hapësirë. Misioni përfaqëson një bashkëpunim publik-privat mes kompanisë raketore SpaceX të sipërmarrësit Elon Musk dhe agjencisë federale amerikane për eksplorimin e hapësirës NASA.

 

Advertisement

Ekuipazhi me astronautët amerikanë Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker, si dhe astronautin japonez Soichi Noguchi u nisën nga Qendra Kennedy në Florida më 15 nëntor me raketën e SpaceX-it, Falcon 9.

 

Kapsula ra sot në det në orët e para të ditës pranë brigjeve perëndimore të Floridas./Voa

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy