Katër të vrarë në një shpërthim në meshën katolike në Filipine

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katër të vrarë në një shpërthim në meshën katolike në Filipine

Katër persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në një meshë katolike, në jug të Filipineve. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele.

 

Incidenti ndodhi në gjimnazin e Universitetit Shtetëror Mindanao në Maraëi, qyteti më i madh mysliman i vendit.

 

Advertisement

Krahas viktimave, dyzet e dy persona të tjerë pësuan plagë kryesisht të lehta,raportruan autoritetet, ndërsa theksuan se kanë marrë nën kontroll situatën.

 

Në vitin 2017, Marawi ishte skena e një beteje pesë-mujore midis forcave qeveritare dhe militantëve me lidhje me grupin Shteti Islamik.

 

Advertisement

Grupi Daulah Islamiyah-Maute mund të jetë prapa bombardimit të së dielës, tha gjenerali i brig Allan Nobleza, komandanti i policisë në rajon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy