Rusia do të hakmerret nëse vendet perëndimore përdorin ilegalisht asetet e “ngrira” ruse, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASS duke cituar ministrin rus të financave Anton Siluanov.
Ministri komentoi planet e Grupit të Shtatë (G7) për të përdorur të ardhurat nga asetet e “ngrira” ruse për të ndihmuar Ukrainën.
Grupi i 7 vendeve të industrializuara “ngriu” rreth 300 miliardë dollarë në asete ruse menjëherë pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj në shkurt 2022.
“Ne po bëjmë përparim në diskutimet tona mbi mënyrat e mundshme për të çuar përpara përfitimet e papritura që dalin nga asetet e ‘ngrira’ ruse për të mirën e Ukrainës,” tha G7, sipas një drafti të komunikatës përfundimtare të parë nga Reuters./vizionplus.tv
Advertisement