Kërcënon sërish Rusia: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë, erdhi koha t’i çojmë në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërcënon sërish Rusia: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë, erdhi koha t’i çojmë në shtëpi

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se do të bëjë gjithçka për të penguar Ukrainën që të marrë armatime bërthamore.

Ai gjithashtu deklaroi se prania e armatimeve bërthamore amerikane në kontinentin Europian, është e papranueshme për Moskën.

“Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane”, tha ai gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës, ku mori pjesë virtualisht. “Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy