KESHILLAT: Dëmtimet e lëkurës nga maskat, sidomos në këto ditë të nxehta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KESHILLAT: Dëmtimet e lëkurës nga maskat, sidomos në këto ditë të nxehta

Maska është bërë një pjesë e jetës së përditshme. Ndërsa të gjithë po bëjnë diçka për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit shumë përdorues të maskave kanë vërejtur shqetësime të reja në lëkurë, duke përfshirë puçrrat, aknet apo irritimet të shkaktuara nga ky produkt.

Por kjo nuk është një pengesë për të mbajtur një lëkurë të freskët dhe të qetë. Dermatologia Brunilda Bardhi tregoi se përdorimi i maskave për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme në lëkurë të tilla si puçrrat, rritim në lëkure, skuqje, ndonjëherë kruaje apo dermatite alergjike, probleme që mjekja dermatologe thotë se i ka hasur tek pacientët e saj pikërisht këto kohë.

“Është e rëndësishme që në momentin e parë që vërejnë këto shqetësime, njerëzit duhet të ndryshojnë rutinën e pastrimit të fytyrës dhe llojin e maskës pasi nëse ky problem përshkallëzohet, mund të shfaqen probleme me hipersensitet bronkial apo fenomene alergjike që më vonë kanë nevojë për mjekim me medikamente,” tregon dermatologia.

Bardhi thotë se rutina e pastrimit të lëkurës dhe kremrat hidratantë ndryshojnë në varësi të problemit që kanë pacientët, gjithashtu ndryshon edhe lloji i puçrrave nga zona ku janë, mund të jenë puçrra që vijnë si pasojë e një problemi hormonal, puçrra alergjia apo dhe stresi që gati çdo person e kaloi në këtë periudhë.

Advertisement

Mjekja shton se maska dëmton në këtë rast sepse fytyra nuk është mësuar të qëndrojë e mbyllur e sidomos tani që temperaturat janë të larta, por sipas mjekes “nuk ka një lloj maske të caktuar që mund të themi se kjo dëmton lëkurën dhe nuk duhet mbajtur për të gjithë”.

“Janë lloje të ndryshme maskash që tek një person mund të shkaktojnë irritime e tek pjesa tjetër jo. Pra, është në dorën tënde të zgjedhësh se cila maskë të dëmton dhe mos ta përdorësh më. E këshillueshme është maska me përbërje pambuku pasi , mendohet që pambuku nuk është një lëndë alergjike dhe nuk e dëmton fytyrën,” tregon mjekja.

Më tej Bardhi shtoi se e vetmja mënyrë që mund të kujdesemi për lëkurën është që njerëzit të ndjekin rutinën e tyre, të hanë shëndetshëm, të pinë ujë dhe të marrin rrezet e duhura në mëngjes dhe pasdite.

“Jetoni jetën tuaj dhe nga ana psikologjike menaxhoni frikën dhe stresin sepse duke menaxhuar këto, do të ndjeheni mirë me veten dhe automatikisht do të përmirësohet dhe cilësia e lëkurës,” shpjegon Bardhi.(gazetaSI)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy