minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike - Struga.info


Kievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit.

 

Përmes një postimi në Facebook më 4 dhjetor, marina tha se Rusia ka lëshuar nga dronët granata me kloropicirin.

 

Advertisement

Megjithatë, marina tha se trupat ukrainase kanë përdorur mbrojtje kimike “për të mbrojtur veten nga efekti i fortë irritues” i kësaj substance të ndaluar.

 

Në nëntor, Politico, duke cituar burime, kishte raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kishte shprehur frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, nëse trupat e saj do të përballen me humbje në fushëbetejë.

 

Advertisement

Sipas këtij raportimi, SHBA-ja ishte thënë se së bashku me aleatët e saj duhet të bëhet gati nëse përdoren armë të tilla.

 

Kloropicirini – që ishte zhvilluar si helm me gaz gjatë Luftës së Parë Botërore – thuhet se u shpërnda duke përdorur granata të llojit K-51.

 

Advertisement

Pretendimet e marinës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

 

Deri më tani, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – nuk ka reaguar për këto akuza të Kievit./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy