minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Kievi zgjohet me shpërthime të fuqishme/ Zelensky: Ushtarë rus, dorëzohuni - Struga.info


Kievi zgjohet me shpërthime të fuqishme/ Zelensky: Ushtarë rus, dorëzohuni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kievi zgjohet me shpërthime të fuqishme/ Zelensky: Ushtarë rus, dorëzohuni

Disa shpërthime të fuqishme ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

 

Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur. Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

 

Advertisement

Në një mesazh të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

 

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy