Kim Jong-un, i gatshëm për të rikthyer bisedimet me Korenë e Jugut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jong-un, i gatshëm për të rikthyer bisedimet me Korenë e Jugut

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog.

 

Kim i ka bërë këto deklarata para parlamentit të shtetit, sipas raportimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve në Kore të Veriut, KCNA.

 

Advertisement

Lideri verikorean ka thënë se rikthimi i linjave të komunikimit në pikat kufitare, do të realizonte dëshirat e koreanëve për paqe në mes të dyja Koreve.

 

Koreja Veriore ka bllokuar linjat e komunikimit në muajin gusht, si shenjë proteste kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, vetëm disa ditë pas hapjes së tyre, pas më shumë se një viti.

 

Advertisement

Kim ka akuzuar Korenë Jugore për përkeqësim të tensioneve përmes ndërtimit të armëve dhe stërvitjeve ushtarake, si dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë propozuar bisedime pa ndryshuar “politën armiqësore” ndaj Koresë Veriore.

 

Kim, që ka refuzuar ofertat e SHBA-së për të rikthyer bisedimet për programin bërthamor të verikoreanëve pa parakushte, ka thënë se “praktikat armiqësore” të Uashingtonit dhe “kërcënimet ushtarake” mbesin të pandryshuara.

 

Advertisement

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpresojnë se do të negociojnë me Korenë Veriore, por edhe e kanë bërë të qartë se sanksionet do të mbesin në fuqi, derisa verikoreanët të marrin hapa konkretë drejt çarmatosjes./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy