Kim Jong Un shfaqet sërish, por pamjet e reja i zbulojnë gënjeshtrën (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jong Un shfaqet sërish, por pamjet e reja i zbulojnë gënjeshtrën (FOTOT)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik pas disa javësh mungesë.

Ai kryesoi mbledhjen politike dhe së bashku e të ishin të gjithë personat e tij më të besueshëm. Megjithëse Korea Veriore nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19, ajo që u vu re në takim ishte fakti se lideri suprem dhe mbështetësit e tij ruanin distancën nga njëri-tjetri. Siç duket raportimet për koronavirusin të shtetit diktator nuk janë të sakta.

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mediat aluduan për vdekjen e tij, pas mungesës në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave. Sakaq, pas shumë spekulimeve ai duket se është rikthyer në krye të vendit dhe ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy