Kina çudit botën/ Nxjerr jashtë loje bletët, krijon mjaltin artificial me çmim shumë të ulët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina çudit botën/ Nxjerr jashtë loje bletët, krijon mjaltin artificial me çmim shumë të ulët

Kina njihet për imitime e produkte artificiale, por këtë radhë tejkaloi dhe veten. Ajo ka arritur të krijojë “mjaltin artificial”, me bazë shurupin dhe me metodologji prodhimi që sipas shoqatës së agrikultorëve italianë, nuk janë konform normave europiane.

Bëhet fjalë një produkt artizanal të shpejtë dhe ekonomik, i cili përshpejton procesin e dehumifikimit dhe maturimit, të cilin bletët e kryejnë në një kohë mjaft më të gjatë.

Përpos kësaj, për të fshehur natyrën e rreme të tij përziehet me një masë të caktuar mjalti natyral dhe vjen me një çmim shumë të lirë: pak më shumë se një euro për një kilogram.

Agrikultorët italianë kanë dhënë alarmin për shkak se ky produkt i rremë rezulton i vështirë për t`u identifikuar në kontrollet doganore, çka shkakton veç të tjerash edhe një konkurencë të pandershme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy