Kina dënon miliarderin me 18 vite burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina dënon miliarderin me 18 vite burg

Miliarder kinez, Sun Dawu është dënuar me 18 vjet burg.

 

Dawu, i cili drejton një prej bizneseve më të mëdha private në sektorin e bujqësisë në provincën Hebei, është shpallur fajtor “për provokim të konflikteve”, një akuzë që përdoret shpesh kundër aktivistëve.

 

Advertisement

67-vjeçari mohoi shumë nga akuzat kundër tij në një seancë para gjyqit, duke e përshkruar veten si një “anëtar i shquar i partisë komuniste”.

 

Megjithatë ai thuhet se pranoi se kishte bërë gabime, përfshirë postimin e mesazheve në internet.

 

Advertisement

“Unë zotohem të marr akuzat mbi veten time, edhe nëse janë të rënda, në këmbim të lirimit të të tjerëve. Ne jemi njerëz të cilët kanë dhënë kontribute për shoqërinë”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy