Kina kërcënon me luftë Tajvanin/ Rriten tensionet pas qëndrimit amerikan pro Taipeit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina kërcënon me luftë Tajvanin/ Rriten tensionet pas qëndrimit amerikan pro Taipeit

Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze nuk ka zgjidhje tjetër veçse të luftojë, kjo ishte deklarata që ministri kinez i mbrojtjes bëri në samitin e Singaporit, në prani të sekretarit amerikan te Mbrojtjes, Lloyd Austin.

 

Retorika kërcënuese e Kinës vjen në kohën kur 3 javë më parë, presidenti amerikan Joe Biden gjatë një vizite në Japoni tha se Uashingtoni do të mbronte ushtarakisht Tajvanin nëse sulmohej nga Kina.

 

Advertisement

Pekini zyrtar duket se është ndjerë i provokuar edhe nga Pentagoni, i cili të mërkurën miratoi një shitje armësh prej 120 milionë dollarësh për Taipein.

 

Ndërkohë ministria e jashtme e Tajvanit pohoi se pretendimet e Kinës ishin absurde dhe se Tajvani nuk ka qenë kurrë nën juridiksionin e qeverisë kineze.

 

Advertisement

Departamenti amerikan i mbrojtjes në një deklaratë tha se Austin i bëri thirrje Kinës që të përmbahet nga veprimet e mëtejshme destabilizuese në Tajvan, ndërsa ripohoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy