Kina ndal bashkëpunimin me SHBA-në në sektorët kyçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina ndal bashkëpunimin me SHBA-në në sektorët kyçë

Kina është duke i dhënë fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në disa sektorë kyçë, përfshirë ndryshimet klimatike, bisedimet për ushtri dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

 

Ky vendim vjen pas vizitës që ka kryer në Tajvan udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

 

Advertisement

Kina, e cila ka bërë të ditura edhe sanksionet kundër Pelosit dhe familjes së saj, e konsideron vizitën e saj si sfiduese në këtë ishull, pasi pretendon sovranitet mbi Tajvan.

 

Ky ishull, në anën tjetër, e konsideron veten të ndarë nga Kina.

 

Advertisement

Vendimet e reja janë bërë të ditura nga Ministria e Jashtme e Kinës të premten.

 

Sipas saj, dialogu mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre kinezë për mbrojtje, do të ndalet, derisa do të pezullohet bashkëpunimi për rikthim të imigrantëve ilegalë, për ndryshimet klimatike dhe krimin ndërkombëtar.

 

Advertisement

Ministria kineze po ashtu e ka konsideruar vizitën e Pelosit në Tajvan si “provokim skandaloz”.

 

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton këtë ishull në 25 vjetët e fundit.

 

Advertisement

Mirëpo Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se Pelosi ka pasur “çdo të drejtë” për të shkuar në Tajvan dhe se masat e reja të Kinës janë “në thelb të papërgjegjshme”.

 

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të mbajtur linja të hapura të komunikimit me Pekinin, teksa mbrojmë interesat dhe vlerat tona”, ka thënë ajo.

 

Advertisement

Ndonëse SHBA-ja nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, ajo mban lidhje të forta me ishullin, duke përfshirë shitjen e armëve me qëllim të mbrojtjes territoriale.

 

Aktualisht Pekini është duke zhvilluar stërvitje ushtarake në ajër dhe det rreth Tajvanit dhe stërvitjet pritet të vazhdojnë deri të dielën.

 

Advertisement

Më shumë se 100 aeroplanë luftarakë dhe 10 anije luftarake kanë marrë pjesë në këto stërvitje.

 

Sipas medias shtetërore kineze, të paktën një raketë balistike është parë të ketë kaluar mbi ishull.

 

Advertisement

Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e një deklarate të tillë, mirëpo i ka konsideruar stërvitjet si “akte provokative”.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të premten se nuk ka “arsyetim për këtë përgjigje ushtarake ekstreme, përshkallëzuese dhe joproporcionale”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy