
Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7% këtë vit, ndërsa ka paralajmëruar se kërcënimet nga jashtë janë gjthmonë në rritje.
Lajmi u bë ditur të dielën përmes një drafti të publikuar të dielën nga Ministria e Financave por edhe në parlamentin Popullor të Kinës.
Me rritjen e fundit buxheti ushtarak i Pekinit shkon rreth 225 miliardë dollarë, rritje kjo e konsiderueshme krahasuar me ato të viteve të kaluara, megjithatë më e vogël se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky vendim i Pekinit vjen në një moment kur lidhjet e presidentit kinez Xi Jinping dhe atij amerikan, Joe Biden janë të tensionuara për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Kinës me Rusinë, konflikti për Tajvanin dhe sagën e balonave të spiunazhit .
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Kina mund të pushtojë Tajvanin në vitet e ardhshme.
Kina ka ndërmarrë veprime gjithnjë në rritje të forcës ushtarake ajrore dhe detare rreth Tajvanit, duke përfshirë edhe lëshimin e raketave balistike.
Gjithashtu, vetëm pak javë më parë kryediplomatët kinezë dhe rusë u takuan në Moskë ku premtuan rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve.