Kina teston të gjithë qytetin, gjen 138 raste asimptomatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina teston të gjithë qytetin, gjen 138 raste asimptomatike

Kina po teston edhe një herë në masë një qytet të tërë për koronavirusin, pas një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang.

 

Rreth 4.7 milion njerëz në Kashgar po testohen dhe 138 raste asimptomatike janë gjetur deri më tani.

 

Advertisement

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e niveleve të infeksionit, por vazhdonë të ketë shpërthime të vogla.

 

Shkollat ​​në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një test negativ.

 

Advertisement

Rasti i parë në shpërthimin e Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në periferi të qytetit.

 

Në total, Kina ka raportuar 85.810 të infektuar dhe 4.634 të vdekur.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy