Klubet italiane mbeten pas, Marash Kumbulla mund të përfundojë në Francë. Vazhdon telenovela “Hysaj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klubet italiane mbeten pas, Marash Kumbulla mund të përfundojë në Francë. Vazhdon telenovela “Hysaj”

Marash Kumbulla mbetet një nga lojtarët më të diskutuar në merkaton e Serie A, por dhe Europës. I riu ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Hellas Veronës dhe në verë do të ndryshojë skuadër.

Shumë klube në Serie A e duan, por së fundmi ka dalë në skenë dhe Lyoni. Gazetari i L`Equipe, Bilel Ghazi, ka hedhur bastin e tij se shqiptari është në listën e shkurtët të francezëve.

Gjigantët e Francës që morën një goditje të madhe ekonomike pas pezullimit të Ligue 1 po studiojnë për mbrojtjen, Samuel Gigotin e Spartak Moskës dhe lojtarin e kombëtares shqiptare. Kumbulla vështirë të kalojë në Francë, pasi ka shumë ekipe që e duan në Itali.

E ardhmja e Elseid Hysajt nderkohe është kthyer në një telenovelë me shumë histori, pasi emri i tij ka një vit që përflitet për t`u larguar, por ende nuk ka asgjë. Menaxheri i tij Mario Giuffredi ka folur sërish për futbollistin shqiptar në një intervistë për Radio Kiss Kiss.

Advertisement

“Futbollistët e mi janë të gëzuar dhe të shqetësuar njëkohësisht për situatën aktuale. Të gëzuar sepse do të rikthehen në fushë pas një kohe të gjatë larg tyre, por janë të shqetësuar sepse kalendari është i ngjeshur dhe mund të dëmtohen.

“Hysaj? Elsi ka dalë nga të rinjtë e Empolit dhe të gjithë karrierën e ka ndërtuar në Serie A. Nuk e di se ku do të jetë në vazhdim do i konsiderojmë të gjitha mundësitë dhe ata oferta që janë jashtë Serie A“, – tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy