Kohë pandemie/ Ishujt Fiji kërkojnë miliarderë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kohë pandemie/ Ishujt Fiji kërkojnë miliarderë

Kohë pandemie/ Ishujt Fiji kërkojnë miliarderë

Me industrinë e turizmit që po rihapet gradualisht në të gjithë botën, ishujt Fixhi kanë bërë një apel të pazakontë që synon tërheqjen e miliarderëve gjatë pandemisë. Vendi i Paqësorit të Jugut, i përbërë nga rreth 300 ishuj, mbështetet shumë tek turizmi që përbën zakonisht 40% të produktit të tij të brendshëm bruto, PBB.

Pasi i tha parlamentit javën e kaluar se vizioni i tij për një “shoqëri post-kovid” përfshinte një rifillim gradual të sektorit të udhëtimit, Kryeministri Josaia “Frank” Voreqe Bainimarama bëri një ftesë të hapur për miliarderët që dëshirojnë të vizitojnë vendin.

Në një deklaratë të sinqertë në Twitter më herët ai kishte shkruar: “Nëse jeni një miliarder që udhëtoni me avionin tuaj, që kërkoni të merrni me qira një ishull të gjithin për vete dhe në këtë process, të investoni miliona dollarë në Fixhi- dhe nëse i keni të marrë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore e kostot e lidhura me to, atëherë mund të keni një shtëpi të re në parajsë për t’i shpëtuar pandemisë”.

Advertisement

Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Aiyaz Sayed-Khaiyum, konfirmoi pak ditë më parë se një grupi individësh shumë të pasur i ishte dhënë leja për të udhëtuar në Fixhi. Ai shpjegoi se rreth 30 persona nga “ një kompani mjaft e njohur” pritet të mbërrijnë së shpejti me avionë privatë, ndërsa kanë prenotuar një destinacion të mrekullueshëm, ku do të qëndrojnë për rreth tre muaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy