Komanda kibernetike amerikane, kryen operacione gjurmimi e mbrotjeje në Letoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komanda kibernetike amerikane, kryen operacione gjurmimi e mbrotjeje në Letoni

Përpjekjet e përsëritura të hakerëve, mes tyre disa të lidhur me Rusinë, për të dëmtuar ose shkatërruar infrastrukturën jetike në Letoni, kanë marrë përgjigje, pjesërisht falë ndihmës amerikane dhe kanadeze.

 

Të tre vendet njoftuan të mërkurën përfundimin e një operacioni tre mujor, përqendruar në gjurmimin e kërcënimeve ndaj infrastrukturës kibernetike të Letonisë. Operacioni përfshinte gjithashtu edhe marrjen e një sërë masash mbrojtëse.

 

Advertisement

Misioni përfshinte një personel prej 12 vetësh përbërë nga përfaqësues të Misionit Kibernetik amerikan, një grup pune kanadez dhe divizioni ushtarak letonez mbi sigurinë kibernetike (CERT.LV).

 

Në një raport të publikuar në fillim të këtij viti nga Ekipi i Reagimit të Emergjencave Kompjuterike të Bashkimit Evropian thuhej se që nga janari i vitit 2022, Letonia ka qenë vendi i dytë më i goditur nga sulmet kibernetike, pas Polonisë.

 

Advertisement

Operacionet mbrojtëse kibernetike na mundësuan të sigurojmë që infrastruktura jonë shtetërore të jetë një objektiv më i vështirë për aktorët keqdashës kibernetikë”, tha në një deklarë përfaqësues i CERT.LV-it, Baiba Kaškina, në emër të tre vendeve.

 

Transmetuesi publik letonez njoftoi se disa nga kompanitë letoneze të energjisë dhe transportit ishin objektiv sulmesh kibernetike shkurtin e kaluar, me shumë gjasa nga hakerë të financuar nga Rusia. Por zyrtarët thanë se sulmi shkaktoi pak probleme.

 

Advertisement

Komanda Kibernetike amerikane ka kryer operacione të kësaj natyre që nga viti 2018, duke dislokuar 47 herë personel, në 22 vende të ndryshme.

 

Në fillim të këtij viti, Komanda Kibernetike amerikane njoftoi përfundimin e një misioni të ngjashëm në Shqipëri, i cili pasoi një seri sulmesh kibernetike gjymtuese kundër faqeve të internetit të qeverisë shqiptare, të ndërmara nga Irani.

 

Advertisement

Zyrtarët amerikanë vlerësuan operacionin me Shqipërinë, duke thënë se ai prodhoi “informacion tepër të vlefshme” mbi nivelin e ndërhyrjes kibernetike iraniane për garantimin e një përgjigje efektive në të ardhmen. Zyrtarët thanë se operacioni i përfunduar së fundmi në Letoni ishte gjithashtu i dobishëm./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy