Kompania Amazon, kritikohet për shkak të sigurisë në depon e shkatërruar nga tornado

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kompania Amazon, kritikohet për shkak të sigurisë në depon e shkatërruar nga tornado

Kompania Amazon po ballafaqohet me shumë pyetje lidhur me politikat e sigurisë dhe shëndetit, në depon e saj në shtetin, Illinois pasi gjashtë punëtorë vdiqën pas shkatërrimit të objektit nga tornado.

Tornado të fuqishme goditën disa shtete të SHBA-së dhe deri më tani numri i të vdekurve vlerësohet se mund të arrijë në, 100. Shteti më i dëmtuar nga tornado është, Kentaki.

“Diçka e këtillë nuk do të ndodhte kurrë nëse do t’u bënte më shumë për jetët e njerëzve sasa prodhimin”, komentoi motra e njërës prej viktimave në depon e kompanisë, Amazon, në rrjete sociale.

Çatia e depos ishte shkatërruar të premten më 10 dhjetor.

Advertisement

Por, Amazon u përkujdes që menjëherë të ofronte përgjigje. Nëpërmes zëdhënëses, Kelly Nantel, kompania tha se “është shumë e prekur nga vdekjet e punëtorëve të saj”.

Megjithatë, mbetet pikëpyetje nëse kompania kishte strehë adekuate për punëtorët e saj? Nëse punëtorët u udhëzuan të laroheshin menjëherë nga vendet e punës kur rreziku afrohej? Apo, të anulohej turni i 10 dhjetorit, meqë dihej se stuhia do të godiste shtetin Illinois.

Kompania pohon që ekipi punoi “jashtëzakonisht shpejt” për t’u siguruar që sa më shumë punëtorë dhe partnerë do të arrinin në strehë.

Një ngasës i mallrave, Austin J McEwen, 26-vjeçar vdiq në tualet, ku shumë punëtorë thuhet se u udhëzuan të strehohen pasi morën mesazhe në celularët e tyre që stuhia po afronte.

Advertisement

Stuart Appelbaum, kryetar i Sindikatës së shitjes me shumicë e pakicë, i cili po përpiqet t’i përfshijë në sindikatë të gjithë punëtorët e kompanisë, Amazon kudo në SHBA, tha se është e “pafalshme” që kompania kërkoi nga punëtorët të paraqiteshin në vend të punës, pavarësisht paralajmërimit për tornado.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy