Kompania amerikane prodhon pilulën kundër Covid: Përgjysmon shtrimet në spital           

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kompania amerikane prodhon pilulën kundër Covid: Përgjysmon shtrimet në spital           

Kompania amerikane e ilaçeve, Merck deklaroi se pilula e saj eksperimentale për koronavirus, ka zvogëluar numrin e personave të shtrirë në spital dhe numrin e viktimave.

Kjo kompani ka thënë se synon të kërkojë autorizim për përdorim të kësaj pilule në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Nëse miratohet, kjo pilulë e quajtur molnupiravir, do të bëhet e para që trajton COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, dhe do të shënojë avancim të madh në përpjekjet për ta luftuar pandeminë.

Advertisement

Merck dhe kompania e saj partnere, Ridgeback Biotherapeutics kanë thënë se rezultatet e hershme tregojnë se pacientët që kanë marrë këtë pilulë brenda pesë ditëve të simptomave të koronavirusit, kanë pasur më pak shanca që të shtrohen në spital.

Në studim janë pëfshirë 775 persona, të cilët kanë pasur simptoma të lehta të koronavirusit, por janë konsideruar kategori me rrezik për shkak të problemeve tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy