Konferenca e donatorëve/ Presidenti i KE: Do ta mbështesim Ukrainën sa më shumë të jetë e mundur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konferenca e donatorëve/ Presidenti i KE: Do ta mbështesim Ukrainën sa më shumë të jetë e mundur

Në Konferencën e donatorëve që po mbahet në Varshavë, Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel ka thënë se duhet të dërgohet një sinjal i fortë mbështetjeje ndaj Ukrainës. Michael ka theksuar edhe se KE ka nevojë për vendime, para e vullnet politik.

”Kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të bëjmë, duhet të dërgojmë një sinjal të fortë se ne do ta mbështesim Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Michel. Tani, në këtë shekull, lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, që do të thotë se liderët largpamës duhet të ngrihen sot dhe të japin një sinjal se do të jemi të guximshëm dhe të vendosur për të mbështetur Ukrainën jo vetëm me fjalë” theksoi Michel. Ne kemi nevojë për vendime, ne kemi nevojë për para’, kemi nevojë për një koordinim të fortë dhe për këtë na duhet vullnet politik”- tha Presidenti i KE.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy