Kongresi miraton me shumicë dërrmuese projekt-ligjin që ndalon TikTok-un në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kongresi miraton me shumicë dërrmuese projekt-ligjin që ndalon TikTok-un në SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dje me shumicë dërrmuese projekt-ligjin që do të ndalojë TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse pronari kinez nuk e shet atë.

Ndalimi i TikTok kaloi bashkë me votimin për paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin dhe ka marrë relativisht pak vëmendje.

Projektligji i TikTok u miratua me 360 vota pro dhe 58 kundër. Paketa tani do të shkojë në Senatin amerikan, ku ka të ngjarë të miratohet të martën. Presidenti Joe Biden ka thënë se do të nënshkruajë legjislacionin e TikTok sapo të arrijë në tryezën e tij.

Brenda projektligjit të sanksioneve prej 184 faqesh është një dispozitë që detyron kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, t’i shesë aksionet e saj në platformën popullore të videove një entiteti me bazë në SHBA brenda një viti, në të kundërt do të përballet me ndalim.

Advertisement

Nëse projektligji bëhet ligj, pronari i aplikacionit popullor për ndarjen e videove “Tik Tok” do të ketë nëntë muaj kohë për të gjetur një blerës, me një zgjatje të mundshme tre-mujore, ose do të përballet me një ndalim të aplikacionit.

Një projekt-ligj i mëparshëm i miratuar muajin e kaluar i dha pronarit ByteDance vetëm gjashtë muaj për të shitur. Kompania ka të ngjarë të përpiqet të kundërshtojë ligjin në gjykatë, duke argumentuar se do t’u privojë miliona përdoruesve të aplikacionit të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë, të cilat mbrojnë lirinë e fjalës.

Rreth 150 milionë amerikanë janë përdorues të TikTok. Mbështetësit e aplikacionit të rrjeteve sociale kanë vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e kufizimit të të drejtave të fjalës së lirë të amerikanëve.

Në muajt e fundit, TikTok ka bërë tituj për promovimin e Osama bin Ladenit dhe nxitjen e përdoruesve të rinj që të mbytin njëri-tjetrin./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy