“Konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe u bë i dhunshëm”, çfarë kishte denoncuar 40-vjeçarja për bashkëshortin para se të vritej

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe u bë i dhunshëm”, çfarë kishte denoncuar 40-vjeçarja për bashkëshortin para se të vritej

ATHINË – Enkelejda Danaj, 40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën qendrore të Menidit kishte denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje tre herë.

Sipas protothema.gr, Enkelejda Danaj kishte denoncuar partnerin e saj 50-vjeçar, i cili është edhe i dyshuari kryesor i vrasjes, se ishte bërë i dhunshëm dhe kishte filluar të konsumonte sasi të mëdha alkooli.

Denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj të këtij viti.

Pas denoncimit u urdhërua një ekspertizë mjeko-ligjore për 40-vjeçaren, të cilës iu dhanë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

Advertisement

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.

“Babi vrau mamin”, ka bërtitur vajza e 40-vjeçares

Një qytetare e Menidit është tronditur kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe përveç vitkimës ka parë edhe vajzën e 40-vjeçares në gjendje shoku.

Ajo po fliste në telefon duke thënë se babai i saj i kishte vrarë nënën.

Advertisement

“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha se ‘ndoshta është nëna ime’, ndërsa ajo qante dhe bërtiste”, thotë dëshmitarja.

“Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi tregoi fotografinë në polici u tha se babai i saj e vrau atë”, shtoi gruaja.

Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy