Koreja e Veriut fillon vitin duke hedhur një raketë balistike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Veriut fillon vitin duke hedhur një raketë balistike

Ngrihet sërish tensioni midis dy Koreve, në këtë fillim viti. Sipas autoriteteve koreano-veriore por edhe atyre japoneze, regjimi i Penianit ka testuar në ujërat e gadishullit korean një rakete ende të panjohur.

Sipas qeverisë së Tokios, bëhet fjalë për një raketë ”balistike”, në një akt që po të konfirmohet do të përbënte një shkelje flagrantë të së drejtës ndërkombëtare.

Është e vërtetë për të ardhur keq që Koreja e Veriut po vazhdon të hedhë raketa, qysh nga viti i kaluar”, u shpreh kryeministri japonez Fumio Kishida, duke shtuar se qeveria e tij po e mban lart nivelin e vëmendjes për atë që ndodh në atë rajon.

Zakonisht hedhje a e raketave përkon me momente të caktuara brenda vendit komunist, si dhe janë një sinjal nga lidershipi, në veçanti nga Kim Jong Un.

Advertisement

Vetëm pak ditë më parë, lideri suprem kishte mbajtur fjalimin e fundvitit, ku ishte detyruar të pranonte vështirësitë më dha në furnizimin me ushqim në vend, pasojë e masave shtrënguese të komunitetit ndërkombëtar, por edhe masave ndaj pandemisë që e kanë izoluar edhe më shumë vendin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy