Koreja e Veriut lëshon raketa/ Pheniani i përgjigjet stërvitjes së Shteteve të Bashkuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Veriut lëshon raketa/ Pheniani i përgjigjet stërvitjes së Shteteve të Bashkuara

Vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të fillonin stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake në pesë vjet, Koreja e Veriut ka lëshuar sërish raketa balistike nga një nëndetëse.

 

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane deklaroi se lëshimet e raketave, treguan vendosmërinë e Phenianit për t’iu përgjigjur manovrave ushtarake të SHBA-së dhe forcave të Koresë së Jugut. Pheniani i sheh stërvitjet si prova për pushtim dhe argumenton se programet bërthamore dhe raketore, janë të nevojshme për vetëmbrojtje.

 

Advertisement

Ushtritë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut filluan stërvitjet e tyre të quajtura “Mburoja e Lirisë”. Kjo është hera e parë që mbahen stërvitje të tilla në shkallë të gjerë, që nga viti 2018. Stërvitjet janë planifikuar të vazhdojnë për të paktën 10 ditë, në mes të kërcënimeve bërthamore në rritje.

 

Koreja e Veriut kreu një numër rekord testesh raketore në vitin 2022 dhe ekspertët shprehen se ekziston frika, se mund të vijojë me të njëjtin intensitet. Ata besojnë se Kim Jong Un po përpiqet të ushtrojë presion ndaj SHBA-së, për të pranuar Korenë e Veriut si një fuqi legjitime bërthamore dhe për të zbutur sanksionet ndërkombëtare, që po dëmtojnë ekonominë e vendit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy