Koreja e Veriut po përballet mungesë ushqimesh prej 860 mijë tonësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja e Veriut po përballet mungesë ushqimesh prej 860 mijë tonësh

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara parashikon se Koreja e Veriut po përballet me një mungesë ushqimi prej rreth 860 mijë ton këtë vit.

Koreja e Veriut po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve dhe situatës së pandemisë.

Advertisement

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19, dhe për pasojë, si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë ndjeshëm. Vendi komunist gjithashtu po lufton nën sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

Koreja e Veriut parashikohet të prodhojë një “nivel pothuajse mesatar” prej 5.6 milionë ton grurë këtë vit, rreth 1.1 milion ton më pak se sasia e nevojshme për të ushqyer të gjithë popullsinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy