Koreja Veriore e konfirmon: Kemi në paraburgim ushtarin amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koreja Veriore e konfirmon: Kemi në paraburgim ushtarin amerikan

Koreja Veriore ka konfirmuar se po mban në paraburgim ushtarin amerikan Travis King, teksa është përgjigjur për herë të parë ndaj kërkesave për vendndodhjen e tij.

 

Lajmin e ka konfirmuar Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila mbikëqyr Zonën e Çmilitarizuar në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore.

 

Advertisement

Ushtari amerikan, 23-vjeçar e ka kaluar kufirin mes dy Koreve më 18 korrik, sa ka qenë në një udhëtim me përcjellës.

 

Komanda e OKB-së ka refuzuar të japë më shumë hollësi për përgjigjen e verikoreanëve “në mënyrë që të mos ndërhyjë në përpjekjet për ta dërguar personin në shtëpi”.

 

Advertisement

Megjithatë, përgjigja lë të kuptohet se Pheniani mund të jetë i gatshëm t’i nisë negociatat.

 

Verikoreanët e kanë pranuar më parë kërkesën për informacion, por kjo është hera e parë që përgjigjen.

 

Advertisement

Para se të kalonte kufirin, Travis King ka qenë dy muaj në burg në Korenë Jugore, pas akuzave për sulm.

 

Ai është liruar më 10 korrik, dhe planet kanë qenë që ai të niset në SHBA për t’u përballur me procedura disiplinore, mirëpo ka arritur të largohet nga aeroporti dhe t’i bashkohet udhëtimit me përcjellës.

 

Advertisement

King është specialist zbulimi, i cili ka qenë në ushtrinë amerikane prej janarit të vitit 2021, ndërsa në Korenë Jugore ka shkuar në kuadër të një rotacioni./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy