Korridori humanitar kthehet në korridor masakre – Rusët vrasin civilët që po evakuoheshin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korridori humanitar kthehet në korridor masakre – Rusët vrasin civilët që po evakuoheshin

Një korridor humanitar në veri-perëndim të Kievit është kthyer në korridor masakre, pasi forcat ruse kanë zhvilluar një sulm, duke lënë të vrarë shtatë persona, të cilët po evakuoheshin.

Sipas inteligjencës ukrainase, në një njoftim për shtyp, ky korridor evakuimi ka pësuar goditje të shumta me bomba nga ana e Ushtrisë ruse, duke lënë edhe të vrarë në kurs.

Sipas raportimeve, Rusia nuk e ka respektuar vendosjen e armëpushimit në këtë zonë të kalimit, duke vijuar bombardimet e rënda.

Bilanci është ende i pakonfirmuar plotësisht, pasi mendohet se numri mund të jetë edhe më i lartë se shtatë persona.

Advertisement

Po ashtu, sipas autoriteteve ukrainase, bëhet me dije se personat e mbijetuar, janë kthyer mbrapsht, duke mbetur të rrethuar në fshatin Peremoha. Ata nuk janë lejuar nga ana e forcave ruse të largohen dhe kanë mbetur të izoluar aty.

Kjo është një akuzë e radhës që Ukraina ngre mbi Rusinë për mosrespektimin e armëpushimit dhe lejimin e kalimeve në korridore humanitare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy