Kremlini: Mbrojtja e Serbisë varet nga Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kremlini: Mbrojtja e Serbisë varet nga Rusia

Aftësia mbrojtëse e Serbisë në masë të madhe varet nga sa shpejt do të reagojë Rusia ndaj kërcënimeve të jashtme ndaj vendit sllav jugor, kujtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e admiralit të NATO-s Robert Burke nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Sputnik.

“Një deklaratë interesante ka dhënë admirali amerikan Robert Burke në një intervistë për gazetën serbe ‘Kurir’ gjatë vizitës së tij në Beograd.

Sipas tij, Aleanca mbështet reformat që Serbia po i zbaton për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Dua t’i kujtoj z. Burke dhe të gjithë kolegëve të tij dy fakte të rëndësishme: Aftësia mbrojtëse e Serbisë për dyqind vitet e fundit ndoshta varet në shumë mënyra nga sa shpejt Rusia do të reagojë ndaj kërcënimeve të jashtme ndaj atij vendi sllav jugor,” shkroi Zaharova në kanalin e saj në Telegram.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy