
Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë përpara zgjedhjeve presidenciale ruse në mars, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.
Aftësia e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit është kufizuar që nga marsi i vitit të kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti kundër tij për akuzat për krime lufte në Ukrainë.
Moska e mohoi akuzën dhe e quajti këtë veprim të ashpwr, duke thënë se ishte ligjërisht i pavlefshëm pasi Rusia nuk është anëtare e Gjykatws Ndwrkombwtare Penale.
Turqia gjithashtu nuk është palë e Statutit të Romës të ICC-së, kështu që Putini mund të udhëtojë në Turqi pa frikë se do të arrestohet sipas urdhër-arrestit tw lwshuar ndaj tij.
Turqia, e cila ndan kufij detarë me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi, është përpjekur të mbajë lidhje të mira me të dy vendet pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022.
Ankaraja është përpjekur të bindë Rusinë që të kthehet në Iniciativën e Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të siguruar eksporte të mbrojtura nga portet ukrainase, pasi Moska u tërhoq korrikun e kaluar pas një viti zbatimi.
Erdogan tha se alternativat ndaj marrëveshjes nuk mund të ofrojnë një zgjidhje të përhershme.
Kievi ka thënë se bisedimet janë duke u zhvilluar për të ringjallur marrëveshjen, por Moska ka thënë se nuk është e interesuar ta rikthejë atë./vizionplus.tv/