minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
MPB shpëton një person të lënduar në malin Jabllanicë në Strugë - Struga.info


MPB shpëton një person të lënduar në malin Jabllanicë në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se sot oficerët e policisë nga Njësia e Helikopterëve pranë ministrisë, pasi më parë morën kërkesë për të ndërmarrë aktivitete në lidhje me shpëtimin e një personi të lënduar në shpatet e malit Jabllanicë, rrethina e Strugës, së bashku me një ekip nga njësiti special “Tigri”, u drejtuan me helikopter drejt vendit të caktuar për të shpëtuar personin.

“Pas mbërritjes në terrenin e treguar dhe lokalizimit të saktë të personit të lënduar, ai u evakuua në mënyrë të sigurt nga oficerët e policisë dhe u transportua në Aeroportin Ndërkombëtar “Shën Apostulli Pali” në Ohër, nga ku u mor nga Shërbimet e Mjekësisë së Shpejtë dhe u transportua për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, njoftoi MPB.

Më parë, Kryqi i Kuq i Ohrit njoftoi se këtë mëngjes morën alarm për ndërhyrje në malin Jabllanicë, ku një person femër nga Struga pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës.

The post MPB shpëton një person të lënduar në malin Jabllanicë në Strugë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy