Kremlini përjashton një takim mes Putin dhe Zelensky

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kremlini përjashton një takim mes Putin dhe Zelensky

Në ditën e 26 të pushtimit të Ukrainës, Kremlini ka bërë një sërë deklaratash në një konferencë për shtyp. Kështu, sipas Rusisë, vendet që kanë ndikim mbi Kievin duhet ta përdorin atë për ta bërë Ukrainën “më konstruktive” në bisedimet e paqes.

Bisedimet me Ukrainën nuk po avancojnë ashtu siç dëshiron Rusia dhe kjo e fundit thotë se po shton përpjekjet për të punuar më shpejt në negociata.

Por, sipas Kremlinit, nuk ka “asnjë bazë” për një takim të mundshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Pretendimet se Rusia nuk po i lejon civilët ukrainas të evakuohen janë “gënjeshtra”, thotë Kremlini.

“Në vend të kësaj, nacionalistët në Ukrainë po i ndalojnë civilët të ikin përmes korridoreve humanitare dhe duhet të bëhet presion mbi Kiev për ta zgjidhur këtë çështje”, thotë Kremlini, ndërsa shton se “një embargo e naftës do të godiste balancën energjetike në Europë, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të humbisnin asgjë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy