Kreu i grupit Wagner thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i grupit Wagner thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Pronari i grupit privat mercenar rus Wagner që është i përfshirë në mënyrë aktive në luftimet në Ukrainë parashikon se lufta në Ukrainë mund të zvarritet për vite me radhë.

Yevgeny Prigozhin tha në një intervistë video të publikuar të premten vonë se mund të duhen 18 muaj deri në dy vjet që Rusia të sigurojë plotësisht kontrollin e zemrës industriale lindore të Ukrainës, Donbasit. Ai shtoi se lufta mund të vazhdojë për tre vjet nëse Moska vendos të marrë nën kontroll territore më të gjera në lindje të lumit Dnieper.

Deklarata milionerit Prigozhin i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, përbën një pranim të vështirësive me të cilat po përballet Kremlini në një luftë që Moska parashikonte fillimisht të përfundonte brenda javësh kur trupat ruse filluan agresionin më 24 shkurt.

Rusia pësoi një sërë zmbrapsjesh në vjeshtë kur ushtria ukrainase nisi kundërofensiva të suksesshme për të rimarrë pjesë të gjera territori në lindje dhe jug. Kremlini ka shmangur parashikimet për kohëzgjatjen e luftimeve, duke thënë se ato do të vazhdojnë derisa të përmbushen objektivat e tij./Voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy