
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur paraditen e sotme në Kalkidë, Greqi.
Një 43-vjeçar u vra me thikë nga një grua 39-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00. Gruaja e viktimës ka parë krimin nga ballkoni.
Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur në mes të rrugës 43-vjeçarin, me një thikë në shpatullën e majtë dhe me gjak në trup.
Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, mjekja e së cilës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Advertisement
Autorja e dyshuar, e cila është 39 vjeç, priste pranë trupit të burrit, me gjak në rroba.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni, ndërsa policia po vijon hetimet./vizionplus.tv