Detaje nga vrasja në Peqin/ Vëllai i viktimës ekzekutoi një person disa muaj më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga vrasja në Peqin/ Vëllai i viktimës ekzekutoi një person disa muaj më parë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Albi Bashaliut, mëngjesin e sotmë në Peqin.

 

Mësohet se vëllai i viktimës ndodhet në burg, i dënuar për një vrasje të ndodhur në qershor të këtij viti.

 

Advertisement

Vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu në muajin qershor ka vrarë shtetasin Albert Xhahysa në ambientet e një lokali pas nje sherri qe kishte nisur vite me pare per gervishtjen e nje makine.

 

Paraprakisht dyshohet se edhe vrasja e sotme ka ndodhur për motive hakmarrje, dhe kjo është një nga pistat ku është duke hetuar policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy