Krisje mes Rusisë dhe Armenisë/ Shkak bëhet një stërvitje e vogël e forcave amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krisje mes Rusisë dhe Armenisë/ Shkak bëhet një stërvitje e vogël e forcave amerikane

Mbërritja e ushtarëve amerikanë për një stërvitje në Armeni ka konfuzuar qeverinë ruse, e cila për dekada me rradhë ka vepruar si garantuese e vetme e sigurisë për ish-republikën sovjetike.

 

Stërvitja 10-ditore e trupave, e cila filloi këtë javë, përfshin 85 ushtarë amerikanë dhe 175 armenë dhe synon të përgatisë këta të fundit për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit të tyre.

 

Advertisement

Stërvitja, megjithëse e vogël, është e fundit në një seri të atyre që ministria e jashtme e Rusisë i ka konsideruar si veprime jomiqësore të ndërmarra nga aleati i saj tradicional.

 

Kohët e fundit Armenia ka dërguar për herë të parë ndihma humanitare në Ukrainë ndërsa parlamenti armen do të ratifikojë gjithashtu statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila detyron arrestmin e presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të shkelte në Armeni, vend të cilin Rusia e ka konsideruar gjithmonë si oborrin e shtëpisë së saj.

 

Advertisement

Këto veprime të Armenisë me partnerët e rinj ndërkombëtar janë nxitur edhe nga zhgënjimi i saj ndaj Moskës e cila nuk është treguar e gatshme ta mbrojë atë nga Azerbajxhani fqinj.

 

Presidenti armen ka thënë hapur se vendi i tij ka filluar të përballet me pasojat e gabimit strategjik të besimit verbërisht ndaj Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy