Kritikoi qeverinë, dënohet me 5 vjet burg profesori rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kritikoi qeverinë, dënohet me 5 vjet burg profesori rus

Një gjykatë ruse dënoi sot një profesor dhe shkencëtar politik, i cili shprehu një qëndrim kritik ndaj regjimit në pushtet, me pesë vjet burg, njoftuan agjencitë ruse.

Boris Kagarlicki fillimisht u dënua me një gjobë prej rreth 6,160 euro për shkak të “thirrjeve publike për terrorizëm”.

Në procedurën e apelit, gjykata e ndryshoi dënimin me pesë vjet burg.

Kagarlitsky, një profesor në Shkollën e Lartë të Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë, u mor në paraburgim nga salla e gjyqit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy