Kriza çoi në humbjen e klientëve, supermarketet angleze ulin çmimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza çoi në humbjen e klientëve, supermarketet angleze ulin çmimet

Morrisons dhe Asda po ulin çmimet, teksa supermarketet përballen me një betejë të ashpër për klientët me koston në rritje të jetesës që godet financat e familjeve.

 

Morrisons tha se do të ofronte një ulje mesatare prej 13% të çmimit për më shumë se 500 mallra, duke përfshirë vezët, mishin e viçit dhe orizin. Ndërkohë, Asda njoftoi se kishte ulur çmimet në disa produkte deri në fund të vitit.

 

Advertisement

Kostoja e jetesës po rritet me ritmin e saj më të shpejtë në 30 vjet, pjesërisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

 

“Ne e dimë se klientët tanë janë nën presion të vërtetë financiar për momentin, dhe ne duam të luajmë rolin tonë për t’i ndihmuar ata kur bëhet fjalë për koston e blerjeve ushqimore”, tha shefi David Potts.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy