Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron një sulm të ashpër në qytet: Të bëhemi gati për ditët në vazhdim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron një sulm të ashpër në qytet: Të bëhemi gati për ditët në vazhdim

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka paralajmëruar se kryeqyteti ukrainas do të përballet me një sulm të ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Mariupol dhe Kharkiv përgjatë ditëve të shkuara.

Duke folur për gazetarët ai tha se mëngjesin e sotëm janë dëmtuar 6 ndërtesa duke përfshirë edhe një godinë të parashkollorëve. Sulmi me rekata sipas tij kishte shënjestruar një zonë banimi pa bazë ushtarake.

Mariupol dhe Kharkiv janë rrethuar nga forcat ruse dhe janë përballur me bombardime të vazhdueshme.

Situata është e rëndë veçanërisht në Mariupol, ku banorët janë blloluar në qytet dhe kanë akses të kufizuar në bërjen e pazareve për produktet e konsumit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy