Kryebashkiaku i qytetit pranë Kievit thirrje banorëve: Largohuni menjëherë nga qyteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i qytetit pranë Kievit thirrje banorëve: Largohuni menjëherë nga qyteti

Kryebashkiaku i Boryspil, që ndodhet pranë Kievit u bëri thirrje banorëve këtë të martë që të largohen menjëherë nga ky qytet. Thirrja vjen në një kohë kur luftimet kundër forcave ruse duket se janë fare pranë.

“I bëj thirrje popullatës civile të tregohet inteligjente, të kontaktojë qendrën tonë dhe të largohen nga qyteti sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryetari i bashkisë Volodymyr Borysenko në një video.

Ai tha se qytetarët duhet të evakuohen nëse kanë mundësi, pasi tanimë rreth tij po zhvillohen luftime.

Boryspil ndodhet rreth 40 km në lindje të Kievit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy