Kryemadhi uron Fitër Bajramin, bën dhe politikë: Zoti na dhëntë forcë për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë kombin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi uron Fitër Bajramin, bën dhe politikë: Zoti na dhëntë forcë për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë kombin tonë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo shprehet se në këtë ditë të bekuar bashkon lutjet, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare.

Sipas Kryemadhit, ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, i dhëntë paqe të gjithëve, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.

Postimi i plotë:

Advertisement

Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare.

Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!

Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.

Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy