Kryeministri britanik: Perëndimi duhet të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri britanik: Perëndimi duhet të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kryeministri Boris Johnson në mbledhjen e qeverisë britanike ditën e sotme ka thënë se aleatët duhet të shkojnë më tej në ofrimin e më shumë ndihmë ushtarake mbrojtëse për Ukrainën, raporton BBC.

Një zëdhënës i qeverisë thotë: “Kryeministri i bëri homazhe rezistencës së ashpër të popullit ukrainas përballë veprimeve brutale dhe çnjerëzore të regjimit të Putinit.”

Ai tha se veprimet e Putinit kishin kaluar tashmë pragun e barbarizmit dhe perëndimi nuk duhet të hezitojë të shkojë më tej në forcimin e sanksioneve dhe ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake mbrojtëse për Ukrainën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy