Kryeministri britanik: Vaksinimi kundër Covid nuk do të jetë i detyrueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri britanik: Vaksinimi kundër Covid nuk do të jetë i detyrueshëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, në një deklaratë ditën e sotme tha se vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme.

Johnson tha gjithashtu se kërkonte të bindte njerëzit që hezitonin të vaksinoheshin, por sipas tij personat që përhapin dezinformata e kanë bërë më të vështirë të gjithë përpjekjen.

“Unë kërkoj një qasje vullnetare, ” u tha Johnson gazetarëve. “Është tragjedi, i gjithë presioni mbi NHS (Autoriteti Kombëtar i Shëndetësisë) dhe është tragjike gjithashtu që ka njerëz që flasim absurditete rreth vaksinimit.

Mendoj se ka ardhur koha që ne t’u kërkojmë  llogari personave që po përhapin dezinformata dhe shpjegime për atë që po bëjnë. Është  diçka  e gabuar dhe jo produktive, përfundoi  Johnson.

Advertisement

Rikujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 13,835,334 raste dhe 149,284 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy