Kryeministri izraelit takohet me Putinin për luftën në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri izraelit takohet me Putinin për luftën në Ukrainë

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin. Ky është takimi i dytë që presidenti rus ka zhvilluar me ndonjë liderë të huaj, që prej se forcat e tij nisën pushtimin e Ukrainës dhjetë ditë më parë.

 

Bennett ende nuk i është bashkuar liderëve ndërkombëtarë në dënimin e ofensivës ruse, duke theksuar se Izraeli ka lidhje të forta si me Moskën ashtu edhe Kievin. Ukraina më herët i ka kërkuar Bennettit që të ndërmjetësojë bisedimet për krizën.

 

Advertisement

Sipas një zyrtari izraelit, bisedimet midis Bennett dhe Putin në Kremlin kanë zgjatur tre orë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka konfirmuar për agjencitë ruse të lajmeve se dy liderët kanë biseduar për situatën në Ukrainë.

 

Vizita e Bennett në Rusi vjen në ditën e njëjtë kur Ukraina njoftoi se rundi i tretë i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën. Në këtë takim palët pritet të diskutojnë për një marrëveshje armëpushimi dhe për korridoret humanitare.

 

Advertisement

Zyra e Bennett po ashtu ka bërë të ditur se pas takimit me Putinin, ai ka biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

“Kryeministri Naftali Bennett së fundmi ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha zyra e Bennnett.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy