Kryeministri ukrainas: Ndaloni luftën para se Evropa të digjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri ukrainas: Ndaloni luftën para se Evropa të digjet

Kryeministri ukrainas, Denys Smihal u shpreh se ka ardhur koha për të ndaluar pushtimin rus, përpara se Evropa të digjet.

“Ka ardhur koha për të ndaluar këtë pushtim, përpara se Evropa të digjet.  Në 18 ditë, kanë vdekur mijëra civilë, duke përfshirë 90 fëmijë”, tha ai në një fjalim të shkurtër video në Këshillin e Evropës.

Sakaq, delegacionet nga Rusia dhe Ukraina që morën pjesë në raundin e katërt të negociatave sot morën pushim. Bisedimet do të rifillojnë nesër.

“Në negociata është bërë një pushim teknik deri nesër. Për punë shtesë në grupet e ndarjes dhe sqarimin e disa përkufizimeve. Negociatat vazhdojnë”, thonë burime për Corriere nga Kievi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy