Kryeprokurori amerikan akuzon Hollywood dhe Google: Të nënshtruar para Kinës komuniste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeprokurori amerikan akuzon Hollywood dhe Google: Të nënshtruar para Kinës komuniste

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Barr ka hedhur akuza ndaj Hollywood dhe gjigantit të kërkimeve në internet, Google për bashkëpunim me Kinën.

Në një fjalim në Muzeun Presidencial Gerald R. Ford në Michigan, Barr tha se Walt Disney “do të zemërohej nëse do të ishte gjallë e të shihte kompaninë që ai themeloi duke punuar me diktaturën.

“Google, Microsoft, Yahoo dhe Apple kanë treguar se ata janë shumë të gatshëm të bashkëpunojnë me Partinë Komuniste Kineze. Këto kompani të mëdha amerikane i kanë lejuar vetes që të bëhen gurë nën ndikimin dhe presionin kinez”, shtoi ai.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë shfaqen të tensionuara. Të dy palët po zhvillojnë një luftë tregtare, ku SHBA akuzon Kinën se po fsheh shifrat e vërtetë të pandemisë së koronavirusit.

Advertisement

Kryeprokurori amerikan akuzon Hollywood dhe Google: Të nënshtruar para Kinës komuniste shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy