Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve bllokon ndihmën e SHBA për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve bllokon ndihmën e SHBA për Ukrainën

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve refuzoi të votonte për projektligjin për ofrimin e ndihmës së re për Ukrainën, duke injoruar thirrjen e presidentit amerikan Joe Biden drejtuar republikanëve për të zgjedhur Amerikën kundër Rusisë së Vladimir Putinit.

Qëndrimi i Mike Johnson ndalon, siç kishte frikë Biden, projektligjin, i cili u miratua dje nga Senati, ku demokratët kanë shumicën.

Johnson, i cili është i afërt me Trump – kundërshtari i mundshëm i Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit – u tha gazetarëve se nuk kishte ndërmend as të lejonte një votim mbi projektligjin.

“Sigurisht që jo”, theksoi ai.

Advertisement

Senati ka miratuar një projektligj që ofron 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, por miratimi përfundimtar i tij varet nga mbështetësit republikanë të ish-presidentit në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Unë u them republikanëve të Dhomës: ju duhet të zgjidhni. Do të qëndroni për lirinë apo do t’i bashkoheni terrorit dhe tiranisë? Do të jeni me Ukrainën apo me Putinin? Do të zgjidhni Amerikën apo Trumpin?”, tha më herët presidenti demokrat në fjalimin e tij të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë.

Në mes të një viti zgjedhor, çështja po shkakton një përplasje mes Bidenit dhe paraardhësit të tij. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy