Kryetari i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës emërohet këshilltar special për hetimet mbi ish-presidentin Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland emëroi të premten zotin Jack Smith si këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida. Ai do të merret gjithashtu edhe me hetimin e veçantë që përfshin sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

 

Ky vendim u publikua vetëm tre ditë pasi zoti Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 2024.

 

Advertisement

Megjithëse emërimi vendos një mbikëqyrës të ri në krye të hetimeve, të dyja rastet pritet të përshpejtohen tani që zgjedhjet e mesmandatit kanë përfunduar. Këshilltari i posaçëm do t’i raportojë prokurorit të përgjithshëm Garland, i cili ka fjalën përfundimtare nëse do të ngrejë akuza.

 

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

 

Advertisement

Së fundmi, ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

 

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se zoti Smith nuk është i regjistruar si votues demokrat apo republikan, në përpjekje për të zbutur çdo sulm ndaj tij me baza politike.

 

Advertisement

Përfaqësuesit e zotit Trump, nuk kanë pranuar ende të bëjnë koment për këtë çështje.

 

Ajo që ka nxitur debat në SHBA është koha dhe arsyeja pse u bë ky emërim.

 

Advertisement

“Emërimi i një avokati të posaçëm në këtë kohë është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Merrick Garland në një konferencë shtypi në Uashington.

 

Ky do të ishte këshilltari i tretë i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë që emërohet që nga viti 2017 për të trajtuar çështje të ndjeshme politikisht.

 

Advertisement

Prokurorë të tillë zakonisht kanë një shkallë të lartë pavarësie për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit.

 

Ish-drejtori i FBI-së Robert Mueller u emërua në vitin 2017 për të mbikëqyrur hetimin federal mbi fushatën presidenciale të zotit Trump për zgjedhjet e vitit 2016 dhe kontaktet e tij me Rusinë. Në vitin 2019, John Durham u emërua për të hetuar origjinën e hetimit të FBI-së në fushatën të zotit Trump kur u zgjodh president./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy