Kthehet murtaja bubonike në Mongoli/ Autoritetet: Mos hani marmota

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthehet murtaja bubonike në Mongoli/ Autoritetet: Mos hani marmota

Ndërsa pandemia nuk ka dhënë ende shenja për zhdukjen e saj, veçanërisht në Azi dhe Amerikën e Jugut, autoritetet në rajonin verior kinez të Mongolias janë vënë në alarm pas konfirmimit të një rasti të dyshuar të murtajës bubonike.

Autoritetet shëndetësore po hetojnë raste të tjera të dyshuara, pasi morën mostra të mbi 146 personave. I infektuari u raportua më 4 korrik në qytetin e Bayannur. Pacienti është një pastor lokal, i cili u vendos menjëherë në karantinë.

Autoritetet dhanë paralajmërimin për parandalimin dhe vënien nën kontroll të murtajës gjatë vitit 2020. Objektivi: të zvogëlohet konsumi i gjuetisë dhe konsumi i mishit të kafshëve. Por jo vetëm. Autoritetet gjithashtu ftuan popullsinë të raportojë çdo gjetje të marmotëve të sëmurë apo të ngordhur.

Murtaja bubonike është një sëmundje bakteriale, e shkaktuar prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara. Nëse nuk mjekohet në kohë, mund të vrasë një të rritur në më pak se 24 orë.

Advertisement

Kthehet murtaja bubonike në Mongoli/ Autoritetet: Mos hani marmota shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy